Raport: Twitter në bisedime për shitjen e Vine

Publikuar më: 08-11-2016

vine-logoVine mund të mbijetojë por vetëm me një pronar të ri raportoi ditën e djeshme TechCrunch duke cituar se rrjetit social Twitter ka marrë disa oferta konkrete për blerjen e shërbimit.

Muajin e kaluar Twitter bëri të ditur se do të mbyllte rrjetin social të videoeve me metrazh të shkurtër duke qenë se Vine kishte devijuar nga misioni i shpërndarjes së videove në një rrjet argëtimi.

Megjithatë cilado kompani qoftë ajo që e do të blejë Vine, sfidat ngelen aty e njëra prej tyre është rëniea e vazhdueshme e numrit të përdoruesve.

Vine vjen me kosto të lartë dhe pa ndonjë strategji të gjenerimit të të ardhurave, të cilat janë dhe arsyet që Twitter ka vendosur ta lërë pas produktin.

Një burim i TechCrunch tha se një prej ofertuesve kishte dhënë 10 milion dollar. (PCWorld Albanian)

Raport: Twitter në bisedime për shitjen e Vine
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)