Raport: OnePlus 3 me ekran 5.5 inç 1080, proçesor Snapdragon 820 dhe kamër 16 Megapiksel

Publikuar më: 25-05-2016

oneplus-3-render-100661497-largeKanë filluar të shfaqen online detajet e para të OnePlus 3. Evan Blass i @evleaks në Twitter publikoi informacione të cilat i përkasin gjeneratës së tretë të telefonit që solli revolucionin tre vite më parë në koston e telefonëve të rangut të lartë.

Ekran 5.5 inç, proçesor Snapdragon 820, 64GB memorje të brendshme, 16 megapiksel kamër të pasme, NFC dhe Android N janë specifikat e publikuara në një cicërimë të Evan Blass.

1080p mund të mos jetë aq emocionues sidomos në një ekran 5.5 inç. Shumica e telefonëve me ekrane të kësaj madhësie kanë rezolucion Quad HD. Por ajo për të cilën OnePlus shquhet është rruga e mesme mes kostos dhe cilësisë dhe dyshojmë se mund të gjeni një telefon me parametra të tillë në një kosto shumë më të ulët se konkurrentët.

CjOYwczUoAA2DWU

Interesant është fakti se fotoja e realizuar është nga një ndërtim Android N. Gjasat janë të mëdha që telefoni të debutojë me versionin e ri të sistemit operativ të Google. Ndërsa na ndajnë pak javë nga debutimi i OnePlus 3, kompania pak ditë më parë njoftoi se prezantimi do të bëhet përmes një dyqani të realitetit virtual në hapësirë. Nuk dihet nëse ekrani është LCD apo OLED, por i pari nuk mund të funksionojë me realitetin virtual të Google Daydream VR. (PCWorld Albanian)

Raport: OnePlus 3 me ekran 5.5 inç 1080, proçesor Snapdragon 820 dhe kamër 16 Megapiksel
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)