Analiza

Raport: Në fund të vitit Google do të shënojë 3 milion telefonë Pixel të shitur

Nov 30 2016
0 Shpërndarje

pixel-box-100688091-largeNuk ka dyshim se Google Pixel është një sukses i vërtetë dhe shumë prej modeleve nuk janë të disponueshme në stock pas pak muajsh nga debutimi.

Megjithatë një analizë e Morgan Stanley na jep një pamje të detajuar sesi telefoni ka performuar në treg gjatë kësaj periudhe.

Sipas raportit, Google së shpejti do të sheshë 3 milion njësi duke gjeneruar 2 miliard dollar. Është modeli 128GB ai i cili ka gjeneruar më shumë të ardhura, afro 25%. Telefoni më i lirë ka gjeneruar 22% të të ardhurave.

alphabetinc3websitesdriverspixeltroughmultiplegreatset-upfor17

Ky është një lajm i mirë për Google megjithatë shifrat e gjigandit të motorit të kërkimit janë të pakrahasueshme me të ardhurat prej 28 miliard dollarëshe të Apple nga shitja e 45,5 milion njësive vetëm tremujorin e tretë të këtij viti.

Galaxy S7 Edge gjithashtu ka performuar jashtzakonisht mirë duke qëndruar në krye të listës së telefonëve Android. Galaxy S8-ta do të vijë në pak muaj për të rikuperuar dëmin e lënë pas nga Note 7.

Morgan Stanley gjithashtu vë theksin tek pritshmëritë e Google me telefonin Pixel në 2017-tën ku kompania shpreson të fitojë 3,8 miliard dollar. Integrimi i Google Play Store dhe shërbimeve të Google do të gjenerojë akoma dhe më shumë fitim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>