Raport: Huawei është duke ndërtuar pasardhësin e Google Nexus 7

Publikuar më: 07-09-2016

SocialNexus7-24Web-800x521Publikuesi i njohur i informacioneve sekrete nga industria e paisjeve mobile Evan Blass tha se një tablet i ri nga Google është pranë debutimit. Mesa duket do të jetë prodhuesi kinez Huawei i cili do të ndërtojë tabletin 7 inç të Google i cili do të jetë pasardhësi i Nexus 7.

Sipas Blass, tableti do të prezantohet publikisht pak javë përpara fundit të vitit. Spekulimet se Huawei do të ndërtonte Nexus 7-tën. Me shumë gjasa ky nuk do të jetë emërtimi i tabletit. Përgjatë 2016-tës Google ka bërë përpjekje të shumta drejt unifikimit të harduerëve dhe një raport i Android Police pak ditë më parë perforcon akoma më tej spekulimet.

Sipas këtij të fundit Google do të zëvendësojë markën Nexus me Pixel duke filluar që me telefonët e këtij viti. Herën e fundit që pamë një tablet 7 inç nga Google ishte 2013-ta. Modeli i parë u prezantua në 2012-tën dhe që të dy janë ndërtuar nga Asus. Që atëherë Google ka ndjekur një trend me tabletët: të mëdhenj, në formë katrore dhe të shtrenjtë.

Data 4 Tetor sipas spekulimeve do të jetë një mbrëmje debutimesh që nga telefonët Pixel tek paisja e parë e realitetit virtual të kompanisë, DayDream VR. (PCWorld Albanian)

Raport: Huawei është duke ndërtuar pasardhësin e Google Nexus 7
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)