Raport: Galaxy Note 6/7 me skaje të hakuara, skaner irisi dhe 6GB RAM

Publikuar më: 04-06-2016

galaxy-note-7-edge-leak-100664563-largeNdërsa kemi hyrë në verën e 2016-tës, ektuziastët e telefonëve inteligjent po përgatiten për mbërritjen e Galaxy Note 6. Raportet e kaluara sugjeronin se për efekt të reklamimit Samsung mund të anashkalonte numrin “6” dhe ta emërtonte telefonin e radhës së kësaj linje Galaxy Note 7. Kjo do e sillte në një pozitë me Galaxy S7-tën dhe Samsung beson se kjo do të ndikojë për mirë në shitjet e telefonit.

Por informacione të publikuara ditën e djeshme nga OnLeaks nxjerrin në pah atë që mund të jetë Note 7 Edge. Nuk dihet nëse Samsung do të ofrojë dy opsione siç bëri dy vite më parë: Note 7 dhe Note 7 Edge, apo do të jetë një Note 7 por me karakteristikat e të dy telefonëve përfshi këtu edhe skajet e lakuara.

Flitet edhe për disa sensorë që do të vendosen mbi ekran që do të sjellin teknologjinë e skanimit të irisit të syrit. Në aspektin e specifikave të harduerit do të kemi padyshim një ekran AMOLED, bateri 4,000 mAh dhe mundësisht 6GB RAM.

Të gjitha burimet kanë spekuluar datën 15 Gusht si dita e debutimit. Pritshmëritë janë të mëdha sidomos pas fitimit të betejës së Note 5 ndaj iPhone në kënaqësinë e konsumatorit. (PCWorld Albanian)

Raport: Galaxy Note 6/7 me skaje të hakuara, skaner irisi dhe 6GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)