Raport: Apple mund të zyrtarizojë në Mars variantin mini të iPhone 6S quajtur iPhone 5SE

Publikuar më: 25-01-2016

iphone-5se_3557989bBesohet se Apple po përgatitet të zyrtarizojë një iPhone të ri i cili është më i lirë dhe më i vogël sesa modelet aktuale. Tre ditë më parë ju prezantuam një video ku shfaqej një versioni mini i iPhone 6S me ekran 4 inç të cilin e quajtëm iPhone 6S Mini.

Ndërsa ditën e sotme në internet po qarkullon një raport i Mark Gurman i 9to5Mac i cili njoftoi se Apple do të prezantojë një model të ri 4 inç iPhone quajtur iPhone 5SE në muajin Mars.

Ky telefon do të vinte pas plot 2 vitesh nga debutimi i modeleve të reja me ekrane më të mëdha, 4.7 inç dhe 5.5 inç, se gjenerata e 5-të e iPhone. Apple akoma shet një model 4 inç të iPhone, pikërisht modelin 5S.

Ndërkaq modeli i ri që pritet të prezantohet do të trashëgojë disa karakteristika dhe funksionalitete të iPhone 6S. Mbase më karakteristika më e dukshme është dizajni i jashtëm i zbuluar në 2016-tën me iPhone 6.

Sipas 9to5Mac, iPhone 5S do të fuqizohet nga një proçesor Apple A9 dhe M9 dhe kjo për arsye se në 2016-tën Apple do të prezantojë modelet e reja me proçesor A10. Besohet se iPhone 5SE do të përmbajë disa funksionalitete të iPhone 6S siç janë fotot live por jo prekjen 3D. Kamera e pasme do të ketë sensor 8 megapiksel ndërsa frontale 2 megapiksel. Sa i përket kapacitet, iPhone 5SE do të fillojë nga 16GB shkruan 9to5Mac. (PCWorld Albanian)

Raport: Apple mund të zyrtarizojë në Mars variantin mini të iPhone 6S quajtur iPhone 5SE
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)