Harduer

Raport: Apple iPhone i ri do të jetë prej xhami dhe çeliku

Jan 11 2017
0 Shpërndarje
Në 2017-tën Apple pritet të sjellë një dizajn radik të iPhone. Edhe pse iPhone 8 nuk do të vijë përpara Shtatorit, ky telefon është padyshim ndër më të spekuluarit. Raport: Apple iPhone i ri do të jetë prej xhami dhe çeliku Photo Source: Veniamin Geskin

Spekulimet më të fundit vinë nga media tajvaneze DigiTimes e cila raporton se gjigandi i Cupertinos ka braktisur furnizuesin Foxconn për të lidhur marrëveshje me Jabil, një kompani e cila ndërton korniza prej çeliku për telefonët.

Hera e fundit që Apple vendosi të implementonte korniza të tilla ishite iPhone 4S, por që atëherë gjigandi ka favorizuar aluminin si metali i duhur për telefonët inteligjentë.

Ky lajm vjen pas spekulimeve se iPhone 8 do të ketë një trup prej xhami në të dy anët e tij. Sa duhet ti besojmë këtij raporti?

Rekordet e DigiTimes janë neutrale me raportimet të vërteta por edhe të rrema. Megjithatë informacionet që vinë nga zinxhiri furnizues kanë qenë kryesisht të sakta.

Ridizenjimi i iPhone pritet të përfshijë një ekran të ri (mbase OLED) një kamër të re dhe nuk do të ketë buton qëndror. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>