Raport: Apple do të prezantojë iPhone 5SE dhe iPad Air 3 më 15 Mars

Publikuar më: 03-02-2016

Tim CookBota e industrisë teknologjisë po bëhet gati të vërë veshin një evenimenti që do të mbahet më 15 Mars nga Apple ku pritet prezantimi i iPhone 5SE, iPad Air 3 dhe rripave të rinj për Apple Watch.

Ky raport vjen nga përsëri nga Mark Gurman i 9to5Mac dhe sipas burimeve thuhet se ndryshime të reja do të prekin këto tre kategori të produkteve të Apple. Muajin e kaluar ishte po 9to5Mac që raportoi se Apple së shpejti do të sillte pasardhësin e iPhone 5S me përmirësime të ndjeshme por duke ruajtur madhësinë e ekranit. Po sipas portalit në fjalë, 5SE do të kushtojë afro 450 dollar për një model 16GB.

Sa i përket tabletëve iPad Air, kjo linjë nuk është përditësuar që në Tetor të 2014-tës. Pritet që tabletët e këtij viti të Apple të sjellin disa risi të prezantuara në iPad Pro gjatë evenimentit të Shtatorit. Gjithashtu kompania do të sjellë në treg disa modele të reja rripash për Apple Watch ku njëri prej tyre besohet të jetë modeluar nga Hermes. (PCWorld Albanian)

Raport: Apple do të prezantojë iPhone 5SE dhe iPad Air 3 më 15 Mars
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)