Raport: Android 7.1.1 Nougat publikohet më 6 Dhjetor

Publikuar më: 28-11-2016

gsmarena_003Sipas një prej operatorëve më të mëdhenj në Australi, publikim i Android 7.1.1 pritet të fillojë nga data 6 Dhjetor.

Vodafone Australia ka publikuar detajet e OTA-së e cila do të dërgohet më 6 Dhjetor dhe do të përmbajë përditësimet e sigurisë së Google për muajin Dhjetor.

Fillimisht Android 7.1.1 do të dërgohet tek telefonët Nexus. Sipas Vodafone vetëm 10,000 telefonë do të marrin përditësimin tre ditët e para ndërsa pas datës 14 Dhjetor të gjithë do të kenë mundësi të provojnë Nougat 7.1.1.

Pak gjëra pritet të ndryshojnë që nga versioni i fundit eksperimental i Nougat 7.1.1. Raportohet se edhe telefonët Android One, siç është General Mobile 4G i ALBtelecom në Shqipëri, do të marrin përditësimin krahas paisjeve Nexus. (PCWorld Albanian)

Raport: Android 7.1.1 Nougat publikohet më 6 Dhjetor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)