Ramme, një klient Instagrami për Windows, Linux dhe Mac

Publikuar më: 30-08-2016

rammeRamme është një klient i Instagrami, i zhvilluar nga palë të treta për desktop që ju lejon të menaxhoni llogarinë tuaj të Instagramit dhe të eksploroni fotot e të postuara në këtë shërbim.

Programi është i gatshëm për Windows, Linux, dhe Mac. Nëse shkarkoni versionin për Windows, juve thjesht ju duhet të ekstraktoni arkivin sapo kryhet shkarkimi dhe të ekzekutoni Ramme.exe.

Sigurisht një llogari Facebook ose Instagram është e domosdoshme para se të mund të përdorni ndonjë funksionalitet që ofron. Faqja e parë do të zihet nga furnizuesi i përmbajtjeve ndërsa opsionet e softuerit gjenden në të majtë.

Ky klient përban një funksionalitet kërkimi i cili është shumë interesant. Përms tij mund të kërkoni për njerëz ose etiketa. Programi liston sugjerimet ndërkohë që ju shkruani dhe duhet të zgjidhni një nga to. Nëse zgjidhni një etiketë, postimet më të famshme dhe më të fundit do të paraqiten.

Programi ju lejon gjithashtu të pëlqeni, ndiqni apo lini komente. Ju mund të shikoni njerëzit që ju ndjekin apo ndiqni gjithashtu të shikoni profilet e tyre.

E vetmja gjë që nuk funksion në këtë klient është të ngarkoni foto pasi është kundër kushteve të Instagramit dhe me shumë mundësi nuk do të ofrohet kurrë. (PCWorld Albanian)

Ramme, një klient Instagrami për Windows, Linux dhe Mac
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)