RAM-i i ri i Samsung do të sjellë në treg smartfonë me 6GB RAM

Publikuar më: 09-09-2015

watermark_inside_title-image_11-100613180-large

Në muajin Dhjetor të vitit të shkuar, Samsung hodhi dritë mbi një lloj të ri memorje RAM i cili bënte të mundur që smartfonët të ofronin kapacitet deri në 4GB RAM. Pothuaj një vit më pas, Samsung tani pretendon se mund të ofrojë deri në 6GB RAM në smartfonët tanë.

Ky RAM vjen si rezultat i prodhimit masiv të DRAM prej 12 gigabit LPDDR4. Kjo memorje e re po prodhohet bazuar në arkitekturën 20 nanometër.

Samung bëri të ditur se ky RAM i ri është 30 herë më i shpejtë i paraardhësi i cili ishte bazuar në arkitekturën 20 nanometër të modelit 8GB LPDDR4 i cili është dyherë më i shpejtë se RAM-i DDR4 i kompjuterave. Memorja e re mund të ofrohet në sasinë e 3GB RAM përmes dy çipeve ose 6GB RAM përmes katër çipeve. Kjo memorje e re do të jetë një privilegj i telefonëve premium si linja Galaxy S ose Galaxy Note.

Mbetet i paqartë afati kur kjo memorje e re do të debutojë tek smartfonët. Aktualisht smartfonë me më shumë RAM janë ato që zotërojnë 3GB të tillë e megjithëatë ka edhe nga ato me 4GB RAM ndërsa Apple nga ana tjetër vendos vetëm 1GB RAM edhe në modelin e saj më të mirë iPhone 6 Plus. (PCWorld Albanian)

RAM-i i ri i Samsung do të sjellë në treg smartfonë me 6GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)