Radeon RX 460 dhe 470 janë një tjetër përpjekje e AMD-së drejt grafikave të performancës së lartë me kosto të ulët

Publikuar më: 14-06-2016

rx-460-470-100666005-largeDitën e hënë, shefja ekzekutive e AMD-së gjeti pak minuta për të ofruar detajet e para rreth dy kartave të reja grafike Radeon RX 470 dhe RX 460 pjesë e familjes RX 480 me arkitekturën Ploaris.

Në vend që të sillte një rival të GTX 1070, AMD vendosi të adresonte një gamë më të gjërë përdoruesish dhe adhuruesish të video lojërave. Sipas kompanisë RX 470 ofron një performancë të shkëlqyeshme në rezolucionin 1080p duke ruajtur efikasitetin e lartë ndaj energjisë. Ndërsa RX 460 është një zgjidhje mesatare.

AMD nuk dha informacion për çmimet e as nuk bëri krahasime performance siç veproi me RX 480. Kartat e reja sjellin mbështetje për të njëjtat teknologji që përmbante RX 480 si porta HDMI 2.0b, mbështetjen për formatin H.265 dhe për API-të DirectX 12 dhe Vulkan.

Sigurisht kalimi nga arkitektura 28 nanometër në 14 nanometër do të thotë më shumë performancë dhe efikasitet. Sipas AMD, RX 480 ofron dyfishin e performancës së R9 390 me konsum prej 150 vatësh. Dy kartat modeste RX 460 dhe 470 besohet të jenë 2.8 herë më efikase sesa paraardhësit. (PCWorld Albanian)

Radeon RX 460 dhe 470 janë një tjetër përpjekje e AMD-së drejt grafikave të performancës së lartë me kosto të ulët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)