Qyteti i Gjakovës mirëpret evenimentin DIGIGJAKOVA në datat 21-22 Nëntor

Publikuar më: 12-11-2015

UntitledNë datat 21-22 nëntor shqiptarët e Kosovës mirërpresin evenimentin unik organizuar nga Digi Gjakova, një garë e cila ka për qëllim të ndihmojë komunën e Gjakovës në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të vet.

Dhe për pjesë e këtij konkursi është një çmim 4,000 dollarësh për fituesit. Është një eveniment mjaft atraktiv për shumë zhvillues aplikacionesh të cilët do të asistohen nga profesionistë të teknologjisë për të arritur objektivat e : Përmirësimit të proçesit të rekrutimit; Dixhitalizimit të proçesit të kërkesave; Vizualizimit të buxhetit dhe kontrollit të faturave.

Kjo do të ketë një impakt direkt në rritjen e transparencës në nivel lokal njëkohësisht duke promovuar angazhimin qytetar për zgjidhjen e problemeve më shqetsuese të tyre.

Çdo projekt do të paraqitet përballë një jurie e përbërë nga: Mimoza Lila Kusari, Kryetare e Komunës së Gjakovës; Shqipe Neziri, Menaxhere projekti pranë SAEK; Arbër Leshi, Ekzekutiv Teknik pranë qendrës Bonevet.

Pjesëmarrësit në këtë konkurs do të asistohen nga 8 mentorë dhe profesionistë të teknologjisë.

Të gjithë me moshë mbi 18 vjeç kanë mundësi të aplikojnë gjer në datën 19 nëntor. Tre projektet më të mira do të shpërblehen me qëllimi realizimin e plotë të projekt aplikacioneve të tyre. Aplikimet mund ti kryeni duke vizituar uebfaqen e DIGIGjakova.

Ky eveniment mbështetet nga Komuna e Gjakovës, Qendra Bonevet, Zyra Zviceriane për Bashkëpunim në Kosovë dhe Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP). (PCWorld Albanian)

Qyteti i Gjakovës mirëpret evenimentin DIGIGJAKOVA në datat 21-22 Nëntor
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)