Qualcomm zyrtarizoi proçesorin Snapdragon 820 me LTE Kategoria 12 dhe Quick Charge 3.0

Publikuar më: 10-11-2015

chip_5E martja e kësaj jave kishte rezervuar një ditë të shënuar për Qualcomm. Sot prodhuesi i proçesorëve mobil kërkon të hedh pas të kaluarën e Snapdragon 810-tës me proçesorin e ri Snapdragon 820.

Ajo që të gjithë kuptuan këtë ishin vështirësitë që kaloi Qualcomm me Snapdragon 810-tën. Goditjen më të rëndë e mori nga Samsung kur gjigandi korean i telefonëve inteligjente braktisi Snapdragon 810-tën në favor të proçesorëve Exynos.

Gjatë ditëve të para të 2015-tës kur edhe pritej shfaqja e parë e proçesorit në treg shpërthyen spekulime për probleme të mbi nxehjes. Dhe Samsung e mori seriozisht këtë.

Snapdragon 820 kërkon rikthimin e Qualcomm në pozitat dominuese. Ky proçesor është i paisur me bërthama të përshtatura quajtur Kryo. Kjo bërthamë e re premton dyfishin e performancës së Snapdragon 810-tës. Përmirësime do të vihen re edhe në grafikë ku Adreno 530 do të sjellë 40% më shumë performancë.

Në aspektin e konektivitetit Qualcomm ka integruar një modem LTE të Kategorisë 12 i cili në letër premton 600 Mbps shpejtësi shkarkimi dhe 150 Mbps ngakimi. Madje edhe teknologjia Wi-Fi është përmirësuar me implementimin e standarteve 802.11ad dhe 802.11ac 2×2 MU MIMO.

Teknologjia e ngarkimit të shpejtë Quick Charge tani i përket gjeneratës së tretë duke sjellur 38 % më shumë efikasitet. Snapdragon 820 do të ndërtohet mbi arkitekturën 14 nanometër.

Snapdragon 820 dhe Konkurrenca

Huawei sapo ka prezantuar super proçesorin Kirin 950 i cili bart 8 bërthama bih.LITTLE shoqëruar nga grafikat Mali-T880. Ky proçesor në testimin e GeekBench ka shënuar 6000 pikë, 20 % më shumë sesa Exynos 7420.

Nga ana tjetër Samsung po ndërton një proçesor për modelin e ardhshëm Galaxy S7 i cili mund të shohë dritën e diellit Janarin e 2015-tës. Proçesori me emrin e koduar Exynos Mongose ka arritur një rezultat prej 6908 pikë.

Krahasuar me dy të parët sipas një informacion që vjen nga PhoneArena Snapdragon 820 gjatë testimit të gjithë bërthamave arriti një rezultat të largët prej 3986 pikësh. (PCWorld Albanian)

Qualcomm zyrtarizoi proçesorin Snapdragon 820 me LTE Kategoria 12 dhe Quick Charge 3.0
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)