Harduer

Qualcomm sfidon MediaTek: Zbulohen specifikat e proçesorit 10 bërthamësh Snapdragon 818

May 15 2015
0 Shpërndarje
Qualcomm sfidon MediaTek: Zbulohen specifikat e proçesorit 10 bërthamësh Snapdragon 818

localized-snapdragon-landing-02

Ndërsa të gjthë u surprizuam nga MediaTek me prezantimin e një proçesori 10 bërthamësh, specifikat e një proçesori tjetër 10 bërthamësh por këtë herë nga Qualcomm janë zbuluar.

Sipas informacioneve të zbuluara, ky çip është Snapdragon 818 dhe sipas spekulimeve do të karakterizohet nga katër bërthama me fuqi të ulët Cortex-A53 me frekuencë 1.2 Ghz, dy bërthama me fuqi mesatare Cortex-A53 me frekuencë 1.6 Ghz dhe nga katër bërthama të tjera të fuqi së lartë Cortex-A72 me frekuencë 2 Ghz.

Po ta krahasojmë këtë çip me atë të MediaTek Helio X20 do të vëreni se ky I fundit a dy bërthama Cortex-A72 me frekuencë 2.5 Ghz, katër bërthama Cortex-A53 me frekuencë 2 Ghz dhe katër bërthama Cortex-A53 me frekuencë 1.4 Ghz.

Përdorimi I katër bërthamave Cortex-A72 tek Snapdragon 818 sugjerojnë se Qualcomm me këtë produkt po shënjestron smartfonët e nivelit të lartë. Të tjera specifika të këtij çipi mund të jenë arkitektura 20nm, mbështetja për RAM-in LPDDR4, mbështetja për LTE Kategoria 10 dhe përfshirja e një grafike Adreno 532. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>