Qualcomm Quick Charge 3.0 premton ngarkim nga 0 në 85 % për 35 minuta

Publikuar më: 15-09-2015

snapdragon-eye.0.0Qualcomm sapo ka prezantuar versionin e tretë të standartit të karikimit të shpejtë quajtur Quick Charge. Quick Charge 3.0 premton një karikim nga 0 në 80% në vetëm 35 minuta. Ky standart i ri do të jetë pjesë e Snapdragon 820 në vitin 2016. Duhet të theksojmë se Quick Charge është një teknologji e zotëruar plotësisht dhe e liçensuar nga Qualcomm.

Quick Charge i lejon pajisjet mobile të komunikojnë në një mënyrë të zgjuar me një karikues në mënyrë që ritmi i ngarkimit me energji të rritet në mënyrë të sigurt dhe me efikasitet. Në thelb të kësaj teknologjie qëndron INOV, një algoritëm i ri i zhvilluar nga Qualcomm Techonologies. Në këtë mënyrë Quick Charge 3.0 do të jetë 38% më efiçent se sa Quick Charge 2.0 dhe do të karikojë pajisjen 2 herë më shpejt se Quick Charge 1.0. Ndërkohë që Quick Charge 2.0 ofron katër lloje fuqi voltazhi; 5V, 9V, 12V dhe 20V, Quick Charge 3.0 është më fleksibël, nga 3.6V në 20V. Kjo gjë e lejon pajisjen të kërkojë aq energji sa ka të nevojshme, duke reduktuar kështu humbjet, rritur efiçencën dhe përmirsuar performancën termale.

Ja vlen të theksojme se Quick Charge nuk do të jetë e pranishme vetëm për pajisjet mobile por dhe në karikimin e automjeteve dhe baterive të jashtme. Smartfoni i ardhshëm i Microsoft, do të jetë i pajisur me standartin Quick Charge 2.0 të karikimit. Përveç proçesorit Snapdragon 820, Quick Charge 3.0 do të jetë i pranishëm dhe në Snapdragon 620, 618, dhe 430. Dhe krahas pajisjeve ku është i pranishëm standarti Quick Charge 2.0, Quick Charge 3.0 do të ofrojë mbështetje dhe për 90 pajisje të tjera. (PC World Albanian)

Qualcomm Quick Charge 3.0 premton ngarkim nga 0 në 85 % për 35 minuta
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)