Qualcomm prezanton Smart Protect! Teknologjinë e cila identifikon dhe neutralizon maluerët

Publikuar më: 01-09-2015

Qualcom+smart+protectNë ditët e sotme problemi kryesor i pajisjeve mobile është padyshim siguria dhe ruajtja e privatësisë së përdoruesit. Ende nuk kemi arritur në një fazë kur mund të përdorim pajisjen tonë mobile dhe aplikacionet në të pa u shqetësuar për asnjë rrezik.

Një teknologji e re e prezantuar nga Qualcomm mund të bëjë diçka në lidhje me këtë. Prodhuesi i çipit na ka njohur me Smart Protect, teknologjinë me të cilën do të pajiset proçesori i saj i ardhshëm Snapdragon 820.

Konkretisht, Smart Protect është një zgjidhje anti-maluer e bazuar në harduer. Sipas Qualcomm kjo teknologji do të monitorojë ‘sjelljen’ e aplikacioneve në pajisje duke identifikuar kështu apo renditur se cilat janë ato që përbëjnë rrezik. Edhe tani ekzistojnë disa aplikacione të tilla që zbulojnë anti-maluer në pajisjet por ato mbështeten në një sërë rreziqesh të njohura deri më sot. Kjo do të thotë që një maluer i ri nuk mund të identifikohet nga këto aplikacione.

Në vend të mbështetjes në një listë me përmbajtje tashmë të njohur, Smart Protect do të monitorojë se ç’po ndodh realisht në smartfonin apo tabletën tuaj dhe do të informojë përdoruesin për aktivitete të dyshimta. Një nga ekzekutivët e Qualcomm deklaroi se përdoruesit do të marrin njoftime të vazhdueshme për atë që është duke ndodhur në pajisjen e tyre, pa qënë nevoja e një lidhje interneti dhe pa konsumuar shumë bateri. Smart Protect pritet të debutojë vitin që vjen me lançimin e Snapdragon 820. Kompania është shprehur se aktualisht është duke punuar me firma sigurie si AVG, Avast dhe Lookout për të integruar Smart Protect në produktet e tyre softuer. (PC World Albanian)

Qualcomm prezanton Smart Protect! Teknologjinë e cila identifikon dhe neutralizon maluerët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)