Qualcomm prezantoi Snapdragon 821, 10 % më i shpejtë sesa 820

Publikuar më: 11-07-2016

Snapdragon-640x360Prodhuesit e telefonëve zakonisht publikojnë gjeneratat e reja të telefonëve të tyre inteligjent çdo 12 muaj, dhe ky afat është një sfidë për Qualcomm ndërsa dizajnet e proçesorëve të saj marrin 2-3 tre vite kohë.

Për të eleminuar këtë hendek Qualcomm prezantoi Snapdragon 821 për tu dhënë kompanive si Samsung dhe LG diçka “të re” pa qenë nevoja të ndërtojnë diçka nga e para.

Snapdragon 821, ashtu siç sugjeron edhe emërtimi, sjell një përmirësim të frekuencës së bërthamave Kryo nga 2.15 Ghz në Snapdragon 820 me 10 % në 2.4 Ghz. Njofitimi i Qualcomm nuk përmban informacion për shpejtësinë e kartës grafike ndërsa është e qartë se Snapdragon 810 do të shfrytëzojë po të njëjtin model 600 Mbps të modeulit x12 LTE të paraardhësit.

Snapdragon 821 do të vijojë të shitet të bashku me Snapdragon 820. Qualcomm nuk dha asnjë referencë për paisjet e para që mund të debutojnë me këtë proçesor megjithëse spekulime na drejtojnë nga telefonit Nexus i Google që do të ndërtohet nga HTC-ja. (PCWorld Albanian)

Qualcomm prezantoi Snapdragon 821, 10 % më i shpejtë sesa 820
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)