Qualcomm prezantoi proçesorët tetë bërthamësh Snapdragon 430 dhe 617

Publikuar më: 15-09-2015

qualcomm-snapdragon-820-prototype-100614563-largeQualcomm prezantoi dy proçesorë Snapdragon për telefonët e parametrave mesatarë dhe që të dy përmbajnë 8 bërthama. Dy vite më parë një ish ekzekutiv i Qualcomm thoshte se kujt i duhen shumë bërthama proçesorike brenda një çipi të vetëm.

Snapdragon 430 dhe 617 janë dy proçesorë të dizenjuar për ata telefonë që vinë pas smartfonëve të parametrave të lartë fuqizuar nga proçesorë si Snapdragon 820. Sa i përket Snapdragon 820 duam të shtojmë diçka, një informacion që vjen nga vetë Qualcomm. Ky proçesor do të ofrojë mbështetje për 4G+ deri në 650 Mbps në download dhe 150 Mbps upload.

Pikërisht në 2013-tën, Zëvendës Presidenti i Qualcomm u quajti proçesorët tetë bërthamësh “budallallëk”. Kur u pyet se nëse do të ndiqni strategjinë e MediaTek me implementimin e shumë bërthamave në një proçesor të vetëm ai tha, “Nuk merremi me gjëra të kota”.

Dhe tani Snapdragon 430 dhe 617 kanë që të dy tetë bërthama proçesorike. Dy proçesorët e rinj do të përmbajnë bërthamat e vjetra Cortex-A53 dhe jo bërthamat Kryo që do të jenë pjesë e Snapdragon 820.

Pak detaje janë zbuluar ku mësuam se Snapdragon 430 fuqizohet nga një bërthamë grafike Adreno 500 por që mbështetja është e limituar në ekranet 1080p. Telefonët e parë me këtë proçesor do të shfaqen vitin e ardhshëm ndërsa ato me Snapdragon 617 që nga fundi i këtij viti.

Diferenca më e madhe pse të dyjave do të jetë mbështetja për LTE. Snapdragon 617 ka një çip LTE Qualcomm X8 me mbështetje për LTE-Advanced(4G+) 2×200 Mhz deri në 300 Mbps download dhe 100 Mbps upload. Nga ana tjetër Snapdragon 430 përdor versionin x6 me mbështetje për LTE 2×10 Mhz deri në 150 Mbps donwload dhe 75 Mbps upload. Në Wi-Fi, që të dy proçesorët ofrojnë mbështetje për tri banda 60 Ghz 802.11ad.

Pse ka rëndësi? Aktualisht, njësia matëse e performancës së paisjeve elektronike është bërë numrin i bërthamave. Me katër lojtarë madhorë në treg si ARM(dizajnet e të cilës janë adaptuar nga prodhues të tjerë të vegjël), Qualcomm, Samsung dhe Apple, konkurrenca po shtyn prodhuesit drejt thyerjes së limiteve që vetë i kanë vendosur më parë. (PCWold Albanian)

Qualcomm prezantoi proçesorët tetë bërthamësh Snapdragon 430 dhe 617
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)