Qualcomm prezantoi procesorët Snapdragon 653, 626 dhe 425 së bashku me një modem 5G

Publikuar më: 19-10-2016

snapdragonQualcomm premtoi lançimin e modemëve të parë 5G në 2018-tës pavarësisht se jemi shumë larg implementimit të kësaj teknologjie. I ashtuquajtur Snapdragon X50, Qualcomm tha se mund të arrijë shpejtësi shkarkimi prej 5Gbps.

Do të operojë në frekuenca 800Mhz me gjatësi vale prej 28Ghz. Kompania tha se ky modem është zhvilluar për tu dhënë kompanive qasje të hershme në testime. Në rastin kur modemi nuk gjen dot frekuenca 5G menjëherë kalon në 4G LTE.

Një nga disavantazhet e frekuencave të larta që shfrytëzon 5G-ja është vështirësia për të penetruar muret dhe objektet solid. Për këtë Qualcomm tha se duhet të rritet numri i stacioneve të transmetimit dhe përdorimin e antenave MIMO.

Në të njëjtën kohë kompania tha se gjenerata e re e procesorëve Snapdragon po vjen së shpejti. Tre procesorë e rinj, Snapdragon 653, 626 dhe 425 do të zëvendësojnë Snapdragon 652, 625 dhe 425. Tre procesorët i përkasin rangut të mesëm megjithatë nuk mungojnë veçoritë e avancuara.

Procesorët e rinj do të integrojnë modemin LTE më të fundit të Qualcomm, X9, i cili në teori ofron LTE të kategorisë 7 në shkarkim dhe Categorisë 13 në ngarkim. Konkrekisht mund të presim shpejtë 300 Mbps dhe 150 Mbps respektivisht.

Mbështetja për kamerat e dyfishta, Quick Charge 3.0 dhe 8GB RAM do të jenë karakteristikat e reja. Snapdragon 653 dhe 626 do të debutojnë në telefonët e parë në fund të vitit. (PCWorld Albanian)

Qualcomm prezantoi procesorët Snapdragon 653, 626 dhe 425 së bashku me një modem 5G
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)