Qualcomm prezantoi proçesorët e rinj Snapdragon 212 dhe 412

Publikuar më: 10-08-2015

Snapdragon-Chip-with-logoNjë vit më parë, Qualcomm zbuloi proçesorët për telefonët e parametrave mestare me mbështetje për  rrjetet LTE e tani ka ardhur momenti për një rifreskim. Snapdragon 412 dhe 212 sjellin përmirësime të vogla krahasuar me 410 dh 210.

Snapdragon 412

Ky proçesor i ri përmban katër bërthama 64Bit Cortex-A53 dhe një kartë grafike Adreno 306. Krahasuar me 410-tën, proçesori dhe grafika kanë një frekuencë më të lartë operimi dhe shpejtësi më të lartë të memorjes.

Snapdragon 412 është ndërtuar mbi arkitekturën 28 nanometër dhe ka një frekuencë 1.4 Ghz krahasuar me 1.2 Ghz që gjendej tek paraardhësi. Proçesori mbështet pasqyrimin në ekranet me rezolucion 1920 x 1200p. Kamera mund të realizojë video full HD 1080p dhe mund të kenë sensor deri në 13 megapiksel. Snapdragon 412 ofron mbështetje për LTE Kategoria 4 deri në 150 Mbps.

gsmarena_001

Snapdragon 212

Ky proçesor ndryshe nga seria Snapdragon 400 sjell katër bërthama 32Bit Cortex A7 me kartë grafike Adreno 304. Edhe këto bërthama janë ndërtuar në arkitekturën 28 nanometër dhe proçesori ka një frekuencë 1.3 Ghz.

Snapdragon 212 mbështetet ekranet 720p dhe mund të realizojë video 1080p me sensor kamere deri në 8 Megapiksel. Konektiviteti është po i njëjti me Snapdragon 412 si LTE Kategoria 4, Wi-Fi b/g/n, Bluetooth 4.1, USB 2.0 dhe teknologjia Quick Charge 2.0. (PCWorld Albanian)

gsmarena_002

Qualcomm prezantoi proçesorët e rinj Snapdragon 212 dhe 412
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)