Qualcomm prezantoi një version të Snapdragon 820 për automobilat

Publikuar më: 06-01-2016

wp_20160105_12_15_43_pro-100636294-largeNë konferencën CES 2016, shefi ekzekutiv i Qualcomm tha se proçesori i ri Snapdragon 820 po përgatitet të “pushtojë” paisje të reja përveç telefonëve dhe tabletëve. Plot 80 paisje të reja do të përfitojnë nga avantazhet që ofron Snapdragon 820.

Po ashtu gjatë prezantimit të kompanisë, shefi ekzekutiv mbante në duar një telefon inteligjent LeTV Le Max Pro i cili është edhe i pari që fuqizohet nga Snapdragon 820-ta. Por nuk përfunduan këtu lajmet e Qualcomm sepse gjigandi i çipeve ka ndërtuar një version të proçesorit, Snapdragon 820AM, dizenjuar posaçërisht për automobilat.

Një nga partnerët e parë të Qualcomm besohet të jetë Audi, prodhuesi i cili ka përfshirë çipin Snapdragon 602A në modelet A5 përpara fundit të 2015-tës.

Ndërsa proçesori mobil, Snapdragon 820 sipas prezantimeve të mëhershme të Qualcomm kemi mësuar do të përbëhet nga katër bërthama të përshtatura me emrin e koduar Kryo me frekuencë 2.2 Ghz. (PCWorld Albanian)

Qualcomm prezantoi një version të Snapdragon 820 për automobilat
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)