Qualcomm përqafon arkitekturën 10 nanometër me Snapdragon 835

Publikuar më: 17-11-2016

image_keith-kressin-qualcomm-ben-suh-samsung-with-10nm-snapdragon-835-100694106-largeNëse keni planifikuar të blini një telefon të rangut të lartë vitin e ardhshëm, ky është një artikull që duhet ta lexoni patjetër. Kjo sepse telefoni me shumë gjasa do të ketë procesorin e gjeneratës së re të Qualcomm, vetë Snapdragon 835 i cili u detajua ditën e sotme nga kompania.

Çfarë do të thotë kjo për ne? Telefonë më të shkathët. Snapdragon 835 është procesori më i shpejtë që ka prodhuar kompania ndonjëherë dhe krahasuar me modelin e kaluar ka grafika më të shpejta, performancë më të lartë të aplikacioneve e madje LTE më të shpejtë.

Telefonët e parë me këtë procesor mbërrijnë vetëm vitin e ardhshëm dhe Galaxy S8 i Samsung pritet të jetë një prej tyre.

LG dhe HTC gjithashtu janë në këtë listë. Në mënyrë që të ofrojë performancë më të lartë, telefonët me këtë procesor duhet të jenë më efikas ndaj energjisë që do të thotë më shumë jetëgjatësi baterie edhe në detyra intensive.

Snapdragon 835 “do të karikojë” edhe më shpejtë telefonët. Në të vërtetë është Quick Charge 4.0 teknologji e cila e bën realitet me reduktim të kohës së karikimit deri në 50% vetëm për 15 minuta.

Për këtë është e rekomandueshme karikimit përmes portë USB-C dhe telefoni duhet të ketë Android 7.0 që të përfitojë nga avantazhet e plota. Procesori i ri do të zëvendësojë snapdragon 820 dhe 821.

Është i zhvilluar mbi arkitekturën 10 nanometër që sipas Samsung ofron 27% performancë më të lartë dhe 40% më shumë efikasitet krahasuar me arkitekturën 14 nanometër. Gjithashtu Snapdragon 835 do të ketë përmasa më të vogla dhe si rezultat telefonët do të jenë më të hollë. (PCWorld Albanian)

Qualcomm përqafon arkitekturën 10 nanometër me Snapdragon 835
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)