Qualcomm do të furnizojë ekipin Formula 1 Mercedes me teknologji të avancuar wireless

Publikuar më: 24-10-2015

Motor Racing - Formula One Testing - Test Three - Day 4 -  Barcelona, SpainProdhuesi i njohur i proçesorëve mobil, Qualcomm, filloi sot një bashkëpunim të ri me skuadrën gjermane të Formula 1, Mercedes. Kompania do të ofrojë për këtëekip një sistem wireless të shpejtësisë së lartëfalë të cilit do të jetë më e lehtë transferimi i informacione të madhësive të ndryshme nga makina drejt garazheve gjatë garës.

Falë këtij sistemi shkarkimi i të dhënave telemetrike nga makina do të jetë më e shpejtë dhe më thjeshtë. Përmes një spektri frekuencor në bandën 5 Ghz Wi-Fi ofruar nga Qualcomm, Mercedes do të shkarkojë nga makina informacione të dobishme pa qenë nevoja e sjelljes së makinës në garazhe.

Ky sistem i ri është i pari i një serie bashkëpunimesh që do të vijojnë mes Qualcomm dhe ekipit të Formula 1, Mercedes. Këto teknologji padyshim do të rrisin sigurinë e garuesve duke ofruar të dhëna shumë të rëndësishme rreth gjendjes së makinës.

Nl 2016-tën Qualcomm ka planifikuar të heqë nga përdorimi frekuencat Wi-Fi për të kaluar në spektrin 60 GHz. Aktualisht, Qualcomm është përfshirë në më shumë se 40 programe konektiviteti tek automobila dhe 15 prodhues automobilash. (PCWorld Albanian)

Qualcomm do të furnizojë ekipin Formula 1 Mercedes me teknologji të avancuar wireless
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)