Qëndrueshmëria e iPhone 7 ndaj gërvishtjeve, nxehtësisë dhe shtypjes

Publikuar më: 16-09-2016

iphone7-press-01-970-80Pak minuta më parë ka filluar shitja masive e modeleve të reja të iPhone dhe një Youtuber me, JerryRigEverything, ka testuar menjëherë qëndrueshmërinë e materialeve përbërëse të telefonit.

Në videon e tij më të fundit ai kryen një seri testimesh për të vërejtur rezistencën e telefonit ndaj gërvishtjeve, nxehtësisë dhe ushtrimit të presionit. Telefoni u reziston mësë miri gëvishtjeve nga një thikë apo çelës i zakonshëm por jo kontaktit një materiali specifik të shkallës së gjashtë apo shtatë të mohsit.

Apple thotë se iPhone 7 dhe 7 Plus kanë xham prej safire për mbrojtjen e lentes së kamerës por Youtuberi provon të kundërtën duke qenë se safira është material shumë rezistent ndaj gërvishtjeve. Pjesa e pasme e aluminit gjithashtu reziston gërvishtjeve nga çelësat por kontakti me një objekt të mprehtë shkakton dëme të përhershme. (PCWorld Albanian)

Qëndrueshmëria e iPhone 7 ndaj gërvishtjeve, nxehtësisë dhe shtypjes
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)