Qendra e Inovacionit në Kosovë ishte destinacioni i parë i edicionit të katërt të Albanian ICT Awards

Publikuar më: 03-03-2016

IMG_6122Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, organizatorët e Albanian ICT Awards në kuadër të edicionit të katërt të konkursit mbarëkombëtar i cili hoqi siparin më 4 Shkurt sot mbajti takimin e parë të hapur me karakter informativ.

IMG_6163

Organizuar pranë Qendrës së Inovacionit në Kosovë qëllimi i tij ishte prezantimi i kritereve të aplikimit dhe mundësive që ofron kjo garë për pjesëmarrësit. Takimi u hap nga Drejtori i Qendrës së Inovacionit Uranik Bregu i cili u bëri thirrje të gjithë startupeve pjesë e inkubatorëve të ICK-së ti bashkoheshin këtij konkursi unik.

IMG_6125Me një fjalë përshëndetëse ndoqi Kushtrim Shala, bashkëthemelues i Albanian ICT Awards i cili gjeti rastin të fliste për rrugëtimin e kësaj nisme përgjatë katër viteve.

Suprizë e këtij takimi padyshim ishte pjesëmarrja e Vullnet Kabashit i cili ka qenë një prej finalistëve të edicionit të kaluar të Albanian ICT Awards në kategorinë e Shërbimit Publik të Vitit dhe aktualisht shërben si përfaqësues i Kuvendit të Kosovë në departamentin e IT-së.

IMG_6167Në një fjalë të rastit, Vullneti foli rreth eksperiencave të kaluara gjatë konkurrimit të tij në edicionin e tretë të Albanian ICT Awards.

Ndërsa organizatorët e konkursit do të vijojnë me takimet të tjera në një maratonë të vërtetë në kërkim të talenteve shqiptare të komunitetit ICT, duam të theksojmë se afati i fundit i aplikimeve do të jetë data 31 Mars.

IMG_6180

Bashkohuni në rrugëtimin tonë duke aplikuar në një nga shtatë kategoritë përmes uebfaqes së Albanian ICT Awards. (ICTSmedia)

Qendra e Inovacionit në Kosovë ishte destinacioni i parë i edicionit të katërt të Albanian ICT Awards
5 votes, 5.00 avg. rating (97% score)