Putin: Sulmet kibernetike të patolerueshme

Publikuar më: 28-10-2016

Russian President Putin delivers speech during session of Valdai International Discussion Club in SochiPresidenti Rus, Vladimir Putin, tha ditën e Enjte se sulmet kibernetike dhe ngjarje të ngjashme të cilat interferojnë në punët e brendshme të vendeve të tjera janë të patolerueshme.

Qeveria Amerikane ka akuzuar formalisht fushatën Ruse të sulmeve kibernetike ndaj organizatave qeveritare në SHBA dhe konkretisht hakimin e e-mail-eve të Komitetit Kombëtar Demokratik.

Hakimi shkaktoi një tërmet të vërtetë në garën presidenciale në SHBA duke sjellur në qendër të vëmendjes Hillari Klinton, kandidaten demokrate.

Zyrtarët e lartë të qeverisë Ruse kanë mohuar çdo akuzë dhe lidhje këtë ngjarje. (PCWorld Albanian)

Putin: Sulmet kibernetike të patolerueshme
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)