Publikohet një video Apple iPhone 6S Mini me ekran 4 inç

Publikuar më: 22-01-2016

151026-iphone-7-concept-marek-weidlichNjë video e publikuar në Youtube ku besohet të jetë një iPhone me ekran më të vogël përforucon spekulimet se Apple mund të sjellë një telefon të tretë në treg këtë vit. Spekulimet rreth një varianti 4 inç filluan kohë përpara se të debutonte vetë iPhone 6S ose saktësisht që në muajin Prill të 2015-tës.

Edhe pse është vështirë të përcaktohet nga videoja nëse ekrani i tij është 4 inç apo më pak, një gjë është e sigurtë, telefoni duket shumë më i vogël.

Por ti kthehemi pak modelit të biznesit të kompanisë. Pak vite më parë Apple nuk është kompania që njohim sot. Në treg ishte një model 3.5 inç dhe opionet e zgjedhjes ishin mes një varianti 4GB ose 8GB.

Sot Apple ka potencialin e mjaftueshëm për të ofruar një iPhone që i përshtatet preferencave të secilit dhe pikërisht këtë synon të arrijë. E njëjta gjë ndodhi edhe me laptopët e linjës MacBook sepse në 2007 nuk kishte MacBook Air, as MacBook Pro Retina e as MacBook 12 inç.

Para dy vitesh Apple filloi të kuptonte atë çfarë konsumatorët donin dhe e bëri realitet me iPhone 6 dhe 6 Plus. Pra për tu kthyer aty ku e lamë më parë, ekziston një kategori konsumatorësh që pëlqejnë një telefon siç është iPhone 5S dhe duke pasur parasysh se iPhone 5S së shpejti nuk do të jetë më në shitje, Apple mund të jetë shumë pranë debutimit të një zëvendësuesi. (PCWorld Albanian)

Publikohet një video Apple iPhone 6S Mini me ekran 4 inç
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)