Publikohen imazhet që mund të jenë edhe zyrtare të OnePlus 2

Publikuar më: 23-07-2015

oneplus-2-leak-100597817-large

Kaq shumë informacione të zbuluar për OnePlus 2. Tani ka mbërritur një tjetër informacion nga një burim kinez i cili zbulon disa imazhe të smartfonit të ardhshmëm OnePlus.

Dizajni qëndron në një linjë me paraardhësin, megjithëse ka të implementuar edhe stilin e Nexus 5 me skaje të mprehta. Lehtësisht mund të vihet re edhe butoni fizik ku gjendet edhe sensori i shenjave të gishtërinjve i cili ngjason së shumti me një buton smartfon Samsung.

Pjesa e pasme e smartfonit fsheh një autofokus me lazer ngjitur me lenten e kamerës. Ajo çfarë dimë nga informacionet e zbuluara më parë janë: Proçesor Snapdragon 810, 4GB RAM dhe USB Type C. Shefi ekzekutiv i kompanisë premtoi se kostoja e këtij smartfoni nuk do ti kalojë 450 dollarët. OnePlus 2 do të debutojë në 27 Korrik vetëm një ditë përpara gjeneratës së ardhshme të Moto G dhe X. (PCWorld Albanian)

Publikohen imazhet që mund të jenë edhe zyrtare të OnePlus 2
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)