Lajmet

Publikohen rezultatet e testimit të Intel Core i7 7700K

Nov 29 2016
0 Shpërndarje
Publikohen rezultatet e testimit të Intel Core i7 7700K

29055430233lIntel ka filluar të ndjejë nxehtësinë e konkurrencës së AMD-së me procesorët Zen dhe këtë e tregon haptazi procesori i ri Intel i7 7700K i cili zbulon një frekuencë përshpejtimi deri në 5.0 Ghz.

Procesori i ri gjithashtu u tregua duke punuar me memorie DDR4 në vlera XMP në 4133MHz, e cila është një arritje e madhe për një procesor modern.

Këto teste u bënë në një motherboard Gaming Pro Carbon MSI Z170A duke përdorur BIOS-in e fundit të përditësuar.

Me konfigurimin stok, Core i7 7700K ishte i aftë të arrinte një vlerë prej 913 pikësh në Cinebench, duke arritur një vlerë prej 1089 pikësh kur po punonte me 5.0GHz. Testuesi gjithashtu bëri teste duke përdorur Fritz Chess dhe 3DMARK 11 Extreme.

Me këto rezultate, ne mund të shikojmë se Kaby Lake ofron nivele të ngjashme përformancës për frekuencë si Skylake, edhe pse përshpejtimi i lartë i 5GHz të lë mbresa.

Në këto momente nuk e dimë se sa mirë mund të përshpejtohet procesori mesatar Kaby Lake, edhe pse ato pritet që të prëshpejtohen më shumë sesa një procesor mesatar Skylake.

29060505616l

Me gjithë këto rrjedhje informacionesh, duket se Intel planifikon që të debutojë seritë e procesorëve Kaby Lake më shpejt se sa kishte parashikuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>