Publikohen imazhe të Samsung Galaxy Tab S2 8.0

Publikuar më: 08-06-2015

gsmarena_001Dy imazhe të asaj që besohet të jetë tableti Samsung Galaxy Tab S2 8.0 kanë bërë xhiro në internet. Imazhet janë zbuluar nga Autoriteti i Telekomunikacionit në Tajvan.

Këto dy imazhe qëndrojnë në të njëjtën linjë me ato që kemi pare javën e shkuar. Pasardhësi i Galaxy Tab S 8.4 ka një numër modeli SM-T715.

Specifikat e tij mendohen të jenë: proçesor Exynos 7420 tetë bërthamësh 1.9 Ghz, 3GB RAM dhe 16 GB hapërisë për ruajtjen e të dhënave. Ekrani do të jetë 9 inç Super AMOLED dhe rezolucion 2048 x 1536 piksel. Kamera e pasme do të jetë 8 Megapiksel ndërsa frontale 2 Megapiksel.

Tablet do të debutojë në dy madhësi, 8 inç dhe 9.7 inç këtë muaj. (PCWorld Albanian)

Publikohen imazhe të Samsung Galaxy Tab S2 8.0
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)