Publikohen imazhe të Google Pixel X, spikat ndërfaqja e re e Android-it

Publikuar më: 27-09-2016

ap_resizePara një jave, fotot Pixel dhe Pixel XL u publikuan në internet. Edhe pse këto konfirmuan ato çfarë ne prisnim nga telefonët e rinj të Google, imazhet nuk tregonin ndërfaqen e ekranit kryesor e as butonat e rinj të lundrimit të shumë të përfolur.

Në skenë doli VentueBeat me një foto të supozuar të Google Pixel X, imazh i cili lustron ndërfaqen e telefonit. Menjëherë bien në sy Lançuesi i ri Pixel dhe disa ikona rrethore të reja. Ndryshim kanë pësuar edhe ikonat e reja të lundrimit.

Sipas spekulimeve të fundit, telefoni Google Pixel X do të karakterizohet ekran 5 inç 1080p, procesor katër bërthamësh 2 Ghz, 4GB RAM, 32GB memorje të brendshme dhe bateri 2770 mAh.

Është e rëndësishme të theksohet se ky ndryshim mund të jetë ekskluziv për ndërfaqen e telefonëve Google Pixel, dhe mund të mos jetë pjesë e Android 7.1. Mes ikonave të rrumbullakëta, një launcher të ri, dhe UI lundrimi të përmirësuar, është e qartë se Google po mundohet ti japë Android-t një fytyrë të re për pajisjet e tij të reja të rangut të lartë. (PCWorld Albanian)

Publikohen imazhe të Google Pixel X, spikat ndërfaqja e re e Android-it
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)