Publikohen fotot e dy smartfonëve të ardhshëm Xiaomi

Publikuar më: 04-07-2015

gsmarena_001

Disa foto që pretendojnë se shfaqin dy modele smartfonësh të  Xiaomi kanë bërë xhiron në internet.

Nuk ka asnjë detaj rreth emërtimit të smartfonëve megjithashtë mendohet se njëri do të jetë pasardhësi i Xiaomi Mi4 ndërsa tjetri pasardhësi i Xiaomi Redmi Note 2.Xiaomi Mi 5 shfaq një konfigurim të një kamere duale. Ndërsa gjuha e dizenjimit duket të jetë po i njëjti që ka edhe paraardhësi.

gsmarena_002

Ndërsa Xiaomi Redmi Note 2 zbulon një skaner të shenjave të gishtërinjve. Xiaomi Mi 5 do të lançohet në muajin nëntor me specifika që do të përfshijnë një proçesor Snapdragon 820, 4GB RAM, ekran Quad HD 5.3 inç. Redmi Note 2 do të ketë një proçesor Snapdragon 410, ekran 5.5 inç 720p dhe një kamër 13 Megapiksel. (PCWorld Albanian)

Publikohen fotot e dy smartfonëve të ardhshëm Xiaomi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)