Publikohen foto të Galaxy Note 5 dhe S6 Edge+ dy javë nga evenimenti i Samsung

Publikuar më: 01-08-2015

gsmarena_002Pak ditë më parë u ballafaquam me disa foto të telefonëve të ardhshëm të Samsung që duket të jenë Galaxy Note 5 dhe S6 Edge+. Ky i fundit padyshim që do të prezantohet në datën 13 Gusht në eventin Unpacked të kompanisë koreane ndërsa publikimet e fundit po thonë edhe për një debutim të mundshëm të Galaxy Note 5.

Kur na ndajnë vetëm 2 javë nga eventi Unpacked, sot zbuluam disa foto të reja që vinë nga i njohuri Evan Blass përmes llogarisë @evleaks në rrjetin social Twitter.

Samsung Galaxy Note 5 duket të ketë një dizajn më të dukshëm të butonave të kontrollit në fund të telefonit. Këto butona duket të jenë dyherë më të mëdhenj se ato që gjenden në Galaxy S6 edge+.

Telefonët duket të kenë të njëjtat përmasa të madhësisë. Galaxy Note 5 duket të jetë një version i zmadhuar i Galaxy S6 dhe e njëjta gjë vlen edhe për Galaxy S6 Edge+ me S6 Edge. Për më tepër ju ftojmë të ndiqni në detaje telefonët. (PCWorld Albanian)

Publikohen foto të Galaxy Note 5 dhe S6 Edge+ dy javë nga evenimenti i Samsung
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)