Publikohen email-et dhe fjalëkalimet e 117 milion anëtarëve të Linkedin nga hakimi i 2012-tës

Publikuar më: 18-05-2016

linkedin-logoNjë hakim i Linkedin në 2012-tën u rikthye sot në qendër të vëmendjes. Kompania bëri të ditur se janë publikuar online kredencialet e 100 milion anëtarëve të rrjetit social. Për këtë Linkedin ka filluar një fushatë ndërgjegjësimi për përdoruesit e prekur duke u sugjeruar të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre.

Nëse e kujtoni, hakerat arritën të thyenin rrjetin e Linkedin në 2012-tën duke vjedhur 6.5 milion fjalëkalime të enkriptuara të cilat u publikuar në një forum hakerash Rusë. Tani sipas një raporti të Motherboard, një haker me emrin e koduar “Pace” po përpiqet të shesë email-et dhe fjalëkalimet e 117 milion anëtarëve të Linkedin për 2,200 dollar. Në total i gjithë seti numrëon 167 milion llogari, por vetëm 117 milion përmbajnë email-et dhe fjalëkalimet.

Sipas Motherboard, 90 % e fjalëkalimeve janë dekriptuar brenda 72 orëve kur u realizua hakimi në 2012-tën. Një numër i konsiderueshëm akoma shfrytëzonin të njëjtin fjalëkalim që daton nga 2012-ta.

A keni pasur një llogari Linkedin përpara 2012-tës? A e keni ndryshuar fjalëkalimin që atëherë? Dhe a e keni përdorur atë fjalëkalim edhe në shërbime të tjera online? Këto janë pyetjet që secili prej jush duhet tja bëni vehtes në këtë moment.

Linkedin shprehej se që atëherë masat e sigurisë janë rritur bindshëm me enkriptim më të fuqishëm dhe identifikim me dy faktor. Hakimi daton përpara implementimit të masave të tilla. (PCWorld Albanian)

Publikohen email-et dhe fjalëkalimet e 117 milion anëtarëve të Linkedin nga hakimi i 2012-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)