Publikohen disa imazhe të Nexus 2016 vetëm me logon e Google

Publikuar më: 07-07-2016

nexus2cee_nexuswm-1-640x640Zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e spekulimeve lidhur me telefonin e ardhshëm Nexus. Pak ditë më parë ju vumë në dijeni për një përpjekje të Google për të sjellur telefonin e parë të kompanisë në të gjitha aspektet ndërsa sot kemi disa imazhe të Nexus 2016.

Android Police bazuar në provat e ofruara nga burimet e saj kofidenciale ka krijuar një pasqyrim të Nexus. E gjithë situata është ngatërruar së tepërmi kjo sepse më parë spekulohej se HTC do të ndërtonte dy telefonë Nexus, një model 5 inç me emrin e koduar “Sailfish” dhe një model 5.5 inç me emrin e koduar “Marlin.” Sipas Android Police imazhi i paraqitur vlen për të dy telefonët që do të ruajnë të njëjtën gjuhë dizajni por në madhësi të ndryshme.

Zakonisht telefonët Nexus vinë si rezultat i bashkëpunimit mes Google dhe një prodhuesi të shquar, por imazhi i ofruar nga Android Police nuk bart një logo të HTC-së. Megjithatë uebfaqja citon se logoja “G” mund të mos përfshihet në paisjen finale.

Prestigjozja britanike The Telegraph shkruante se Google po ndërton një telefon i cili do të bart logon e gjigandit të motorit të kërkimit, por me raportin e fundit të Android Police lina Nexus mund të zëvendësohet terësisht nga telefoni i Google.

Android Police raporton se telefoni ka një trup prej alumini dhe një pjesë të pasme ose prej plastike ose prej xhami. Përtej kësaj telefoni i ri do të ketë një sensor të shenjave të gishtërinjve të ngjashme me Nexus 5X dhe 6P. (PCWorld Albanian)

Publikohen disa imazhe të Nexus 2016 vetëm me logon e Google
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)