Publikohen detajet e telefonëve Lumia 550, 750 dhe 850. Mungon mbështetja për LTE

Publikuar më: 23-07-2015

10553642_691358087579386_1907018982912383803_oDisa dokumente që hedhin dritë mbi disa telefonë të parametrave mesatarë të Microsoft janë publikuar në internet. Bëhet fjalë për modelet Lumia 550, Lumia 750 dhe Lumia 850.

Sipas këtyre dokumenteve, Lumia 550 do të jetë i paisur me ekran 5 inç qHD, proçesor Qualcomm Snapdragon 210, grafikë Adreno 304, dhe 1 GB RAM. Kamera e pasme do të jetë 5 megapiksel ndërsa frontale 2 megapiksel. Një bateri 1905 mAh do të mbajë në funksion këtë telefon.

gsmarena_001

Lumia 750 gjithashtu do të ketë një ekran 5 inç por me rezolucion 720p. Proçesori i Lumia 750 do të jetë më i fuqishëm se Lumia 550, dhe bëhet fjalë për Snapdragon 410-tën. Grafika do të jetë një Adreno 306 ndërsa në bord gjenden edhe 1 GB RAM. Kamera parësore do të jetë 8 Megapiksel ndërsa frontale 5 megapiksel. Bateria e Lumia 750 mendohet të ketë një kapacitet prej 2650 mAh.

E fundit po jo më pak e rëndësishmja, Lumia 850. Me një ekran 5 inç dhe rezolucion 768p ky mendohet të jetë edhe smartfoni më i mirë i kësaj linje. Telefoni do të fuqizohet nga proçesori Snapdragon 410 së bashku me 1 GB RAM. Kamera e pasme 10 megapiksel “Pure View” ndërsa frontale 5 megapiksel. Bateria ngelet në kapacitetet e 2650 mAh. Që të tre telefonët do të mbrohen nga xhami Gorilla Glass 3 ndërsa shqetësuese është mungesa e mbështetje për LTE.

Gjithësesi këto ngelen thjesht spekulime. Evenimenti IFA në Berlin në muajin Shtator duket vendi perfekt për debutimin e tyre. (PCWorld Albanian)

Publikohen detajet e telefonëve Lumia 550, 750 dhe 850. Mungon mbështetja për LTE
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)