Harduer

Publikohen detajet e OnePlus Mini. Proçesor MediaTek X10 dhe 3GB RAM

Oct 8 2015
0 Shpërndarje

oneplus-2Përpara fundit të vitit prodhuesi kinez OnePlus do të sjellë në treg një telefon të ri inteligjent me kosto të ulët dhe kjo nuk është çudi. Është konfirmuar disa herë nga menaxherët e kompanisë por që asnjë informacion zyrtar nuk është publikuar.

Fakti që nuk kemi informaciom zyrtar nuk do të thotë se skemi informacion aspak. Flitet për një telefon OnePlus Mini i cili do të ketë ekran 5 inç. Do të jetë telefoni i parë i kësaj kompanie që fuqizohet nga një proçesor MediaTek Helio X10 i cili ka në përbërje tetë bërthama Cortex-A53 me frekuencë 2.2 Ghz.

Sipas burimit të informacionit telefoni do të ketë 2GB RAM dhe 32 GB memorje të brendshme. Konfigurimi i kamerave do të jetë 13 megapiksel e pasme me një sensor ndërtuar nga Sony dhe 5 megapiksel frontale.

Thuhet se bateria do të jetë 3,000 ose 3,100 mAh të cilën do të mund ta ngarkoni përmes një porte USB Type-C. Një skaner i shenjave të gishtërinjve do të pozicionohet në pjesën e pasme të telefonit ndërsa spekulime flasin edhe për një çerfitikim IP67 që do të thotë: rezistent ndaj ujit.

E gjitha kjo konsumatorëve do të kushtojë 250 dollar dhe mendohet të dalë në shitje nga muajit Nëntor ose Dhjetor. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>