Publikohen detajet e Microsoft Lumia 940 XL: Snapdragon 810 dhe USB Type C

Publikuar më: 04-06-2015

nokia-lumia-930-540x334Janë publikuar online detajet e atij që mendohet të jetë smartfoni Windows më i mirë i vitit. Besohet se ky smartfon do të quhet Lumia 940 XL dhe zotëron një harduer të frikshëm.

Lumia 940 XL do të shitet me sistemin operativ më të ri të Microsoft quajtur Windows 10 Mobile si dhe do të paiset me teknologjinë e duhur për të vënë në funksion teknologjinë Continumm. Ndër të tjera Windows 10 do të sjellë platformën e aplikacioneve mobile dhe shfletuesin e ri Microsoft Edge në pasardhësin e Nokia Lumia 930.

Mesa jemi në dijeni, Windows 10 Mobile nuk do të debutojë gjer në fund të vitit, duke na bërë të mendojmë se as ky smartfon gjithashtu. Microsoft gjer tani ka konfirmuar vetëm Windows 10 për desktopët dhe laptopët më 29 Korrik.

Sipas raportit në fjalë ku në qëndër të vëmendjes është Lumia 940 XL, Microsoft do të shtojë ndërveprimin 3D dhe mundësinë për të punuar me disa dritare. Gjithashtu, Lumia 940 XL do të jetë smartfoni i parë Windows me proçesorin Qualcomm Snapdragon 810. Ai do të shoqërohet nga 3GB RAM dhe 32 GB hapësirë të dhënash.

Por historia nuk mbaron këto sepse një tjetër risi e këtij smartfoni do të jetë edhe skaneri Iris, një portë USB Type-C dhe një ekran Quad HD 5.5 inç me rezolucion 2560×1440. Trupi i Lumia 940 XL do të jetë uniform dhe metalik. Kamerat e pasme dhe frontale do të jenë 20 Megapiksel dhe 5 Megapiksel respektivisht. (PCWorld Albanian)

Publikohen detajet e Microsoft Lumia 940 XL: Snapdragon 810 dhe USB Type C
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)