PTK jep donacion 110 kompjuterë për shkollat e Kosovës

Publikuar më: 07-08-2012

Posta dhe Telekomi i Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka dhuruar rreth 110 kompjuterë për shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës.

Në mbështjetje të autorizimeve që i janë dhënë dhe në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe me Matricën e Autorizimeve të Bordit të Drejtorëve të PTK-së, një komision i caktuar nga Kryeshefi Ekzekutiv i PTK-së, ka shpërndarë një donacion i destinuar për disa shkolla të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftimin për media të PTK-së.

Përfitues të donacionit të Monaco Telekomit dhe PTK-së janë dhjetë shkolla në kuadër të projektit të kompjuterizimit të shkollave të Republikës së Kosovës në sasi prej 110 kompjueterësh PC.

Në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është bërë përzgjedhja dhe përcaktimi i shkollave që kanë përfituar nga ky donacion, me qëllimin e vetëm që të përkrahen sadopak ato shkolla në nivel vendi që kanë mungesë elementare të pajisjeve kompjuterike/shkollore.

Auditori vlerëson pozitivisht Pasqyrat Financiare të PTK-së

Kështuqë, me ndihmën e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është vendosur që përfitues të këtij donacioni me nga dhjetë kompjuterë PC me të gjitha pajisjet shtesë, të jenë shkollat fillore nga komuna e Kaçanikut, Ferizajit, Gjilanit, Podujevës, Pejës, Rahovecit, Graçanicës, Drenasit, Prizrenit, etj.

Edhe në të kaluarën Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës u ka dalë në ndihmë institucioneve të ndryshme shkollore, universitare, kulturore dhe sportive të Republikës së Kosovës përmes donacioneve të shumta për të lehtësuar dhe avancuar në përgjithësi sistemin shkollor, universitar, kulturor e sportiv të vendit, përfundon komunikata për shtyp e Postës dhe Telekomit të Kosovës. (PCWorld Albanian)

PTK jep donacion 110 kompjuterë për shkollat e Kosovës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)
  • Shpetim

    Kompjutera te lodht te shekullit te kalum.