PTK dhe Raiffeisen Bank kanë nënshkruar një marrëveshje për hedhjen në treg të një produkti të përbashkët për mbushje elektronike (TOP UP) përmes SMS-ve.
Ky produkt i ri do t’u mundësojë të gjithë konsumatorëve të PTK-së që t’i rimbushin telefonat e tyre mobil Pre Paid duke dërguar një SMS nga telefoni i tyre.
Edhe në qoftë se krediti në telefonin e klientit është zero, konsumatori mund ta dërgojë SMS-në.
Për ta rimbushur llogarinë në telefon, konsumatori duhet të dërgojë një SMS në numrin 50222, me numrin që dëshiron ta mbushë dhe vlerën e kreditit, e në bazë të kësaj, llogaria e klientit do të debitohet dhe llogaria telefonike do të kreditohet.
Për të qenë pjesë e këtij produkti të ri, konsumatorët duhet të kenë llogari aktive në Raiffeisen Bank e po ashtu edhe të nënshkruajnë një kontratë me këtë bankë.
Përmes kësaj marrëveshje, PTK ka si synim t’iu mundësojë konsumatorëve të saj komunikim dhe aksesim më të lehtë në shërbimet e saj si dhe njëkohësisht, thellimin e bashkëpunimit me Raiffeisen Bank, si një nga bankat më të mëdha në Kosovë. (PCWorld Albanian)
Sa kushton transferi i psh. 3 euro ne tel?