Pse temperatura e trupit të njeriut është 37 shkallë celsius?

Publikuar më: 03-01-2011

Siç duket sipas tyre, kjo temperaturë paraqet balancin e përkryer, për shkak se sjellë ngrohtësi të mjaftueshme për të parandaluar infeksion mykotik, e në anën tjetër nuk është edhe aq temperaturë që do të na shtynte të hamë non-stop për të mirëmbajtur metabolizmin.

Shkencëtarët gjithnjë janë habitur rreth asaj pse gjitarët e avancuar janë më të nxehtë në krahasim me kafesë  tjera. Dhe kjo pikërisht mund të jetë arsyeja! Speciet mykotike që mund të lulëzojnë dhe infektojnë një kafshë, zakonisht bien për 6 për qind për çdo 1 shkallë celsius në rritje të temperaturës. Pra a do të thotë kjo se ne duhet të kemi një temperaturë më të lartë në trup për të parandaluar infektim mykotik? Dhe pyetja më kryesore është se sa duhet të jetë e lartë kjo temperaturë?

Shkencëtarët kanë paraqitur një model matematik duke analizuar përfitimet e arritura nga temperaturat e trupit që mbrojnë ndaj infektimit mykotik e në anën tjetër në shpinë të konsumimit shtesë të ushqimit mirëmbajnë temperaturën e trupit mes 30 dhe 40 shkallë celsius. Temperatura optimale për përfitime maksimale e në anën tjetër për kosto minimale është gjetur në temperaturën 36.7 shkallë celsius, që përafërsisht është temperatura normale e trupit. /pcworldalbanian

Pse temperatura e trupit të njeriut është 37 shkallë celsius?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)
  • alketa

    eshte normale temperatura 37 grade , pasi mua me rri zakonisht 36.8 – 37 grade cdo dite