Pse shitjet e Samsung Galaxy S6-tës lënë për të dëshiruar?

Publikuar më: 07-07-2015

001

Samsung po parashikon një rënie të ardhurash përgjatë periudhës Prill-Qershor me 4.2 % krahasuar me një vit më parë. Kjo rënie na bën të mendojmë se Galaxy S6 nuk qe aq e suksshme sa kompania shpresonte. Por pse?

1. Samsung shkatërroi Galaxy S6 për të konkurruar me iPhone. Kompania 005hoqi shumë gjëra nga Galaxy S5 që konsumatorët i pëlqyen si bateria e zëvendësushme dhe mbështetja për kartat microSD. Samsung iu desh ti sakrifikonte që smartfoni i saj të ngjante më shumë me iPhone.

2. Samsung nënvlerësoi kërkesën për S6 Edge. Kompania kishte shpresuar që për çdo 4 modele Galaxy S6 të shiste një Galaxy S6 Edge. Por nuk ndodhi kështu sepse kërkesa për S6 Edge ishte më e lartë sesa pritej çka çoi në dështimin e përmbushjes së kerkesave të konsumatorëve.

0033. Linja e smartfonëve të Samsung është shumë e ngjeshur dhe kompani ka një ekosistem mjaft konfuz për blerësit e rinj. Dhe për ti bërë gjërat më keq, katalogu i smartfonëve dhe produkteve të Samsung po ndryshon dita ditës që në themel.

4. Samsung është vetëm një lojtar në ekosistemin Android i cili po ngjeshet çdo ditë e më shumë duke lënë pak hapësira. Dhe përtej dizajnit dhe disa ndryshimeve në ndërfaqe është e vështirë të dalloni smartfonët Android përtej brendit dhe çmimit.

Mund të kishte qenë më keq natyrisht. Samsung po përballet me një rënie nga 15 deri në 20 % të shitjeve të smartfonëve të parametrave të ulët dhe mesatarë. Nga ana tjetër kërkesa për smartfonët preimum ka qëndruar në vend. Por që Samsung aktualisht po mbahen me valën e smartfonëve të kaluar të suksesshëm si Galaxy S3, S4 apo S5 se sa i përket S6 kompania qartësisht ka humbur terren ndaj konkurrentëve. (PCWorld Albanian)

Pse shitjet e Samsung Galaxy S6-tës lënë për të dëshiruar?
2 votes, 5.00 avg. rating (95% score)