Pse po zhduken kartat microSD nga smartfonët tanë?

Publikuar më: 10-05-2015

sandisk

E mbani mend kur filluam të ruanim më shumë të dhëna në smartfonët tanë dhe na u ofrua një zgjidhje për zgjerimin e kësaj hapësire përmes kartave microSD? Gjithësesi këtyre ditëve po u vjen fundi.

Dhe një indikator i qartë që po sinjalizon fundin e kartave microSD është kompania kineze, Xiaomi e cila ka vendosur që një pjesë e madhe e smartfonëve të saj të mos shfrytëzojnë kartat microSD. Zëvendës Presidenti i kompanisë mendon se shfrytëzimi i këtyre kartave është një ide e keqe. Ai është shprehur vazhdimisht se nëse përdoruesit kërkojnë smartfon të performancës së lartë atëherë mos të kërkojnë mbështetje për kartat microSD.

Ai thotë se: “Këto karta kanë një cilësi tepër të dobët dhe shpeshherë janë burimi kryesor i problemeve si dështimi i aplikacioneve apo ngadalësimi. Nuk janë të pakta edhe rastet kur kemi të bëjmë edhe me humbje të dhënash.”Madje edhe Zëvendës Presidenti i dizajnit pranë Google kishte thënë se kartat microSD shkaktojnë konfuzion.

Tashmë që të tregohemi të sinqertë me ju, ne nuk kemi parë ndonjëherë ndonjë kartë e cila çon në keqfunksionim të aplikacioneve apo ngadalësim të tyre. Dhe ne asnjëherë herë nuk jemi ndjerë konfuzë gjatë përdorimit të tyre. Kartat e prodhuara nga Sandisk dhe Kingston janë goxha cilësore.

Arsyeja pse prodhuesit e smartfonëve po largojnë nga përdorimi kartat microSD duke mos ofruar mbështetje për to qëndron tek Paraja. Këto prodhues nuk mund të tarifojnë në shifra të larta konsumatorët që blejnë një kartë microSD por mund të shtojnë koston e smartfonit deri në 100 dollar më shumë kur bëhet fjalë për blerjen e një modeli me më shumë hapërisë gigabajt.

Atë që e filloi Apple, po e jetësojnë të tjerët tashmë. Praktikisht, një iPhone 6 128 GB kushton 200 dollar më shumë se një version 16 GB por shtimi i kësaj memorje i kushton Apple 50 dollar më shumë.

Nëse Apple do të ofronte mbështetje për kartat microSD, atëherë të gjithë do të blinin modelin më të lirë dhe ti shtonin hapësirën me një kartë microSD. Natyrisht që nuk do të jetë po aq e shpejtë sa hapësira e brendshme por për të ruajtur këngë, video dhe aplikacione, kartat microSD do të bëjnë një punë fantastike. (PCWorld Albanian)

Pse po zhduken kartat microSD nga smartfonët tanë?
4 votes, 3.25 avg. rating (69% score)