Pse po “zhduken” femrat e teknologjisë?

Publikuar më: 03-08-2015

150729211821-the-girl-with-the-dragon-tattoo-exlarge-169A ju vjen ndërmend ndonjë femër programuese me emër si Mark Zuckerberg apo Bill Gates? Asnjë apo jo? Duket se femrat në fushën e teknologjisë po zhduken dita ditës. Po të kthehemi pas në kohë, në vitet 1980 dhe pse thuhej se femrat programuese ishin të pakta, kjo nuk është aspak e vërtetë krahasuar me periudhën e deritanishme. Në fakt në vitet 1980 ekzistonin më shumë femra që diplomoheshin në degët e teknologjisë se sa sot.

Konkretisht një studim i kryer nga National Science Foundation në vitin 2014, paraqet një rënie në numrin e femrave që zgjedhin të studiojnë degët me profil teknologjik në 30 vitet e fundit. Në vitin 1984 afërisht 40% e femrave studionin shkenca teknologjikë, ndërsa tani kjo përqindje ka rënë në shifrën 18%. Edhe pse vendet e punës që kërkojnë të tilla profesione janë në rritje, femrat nuk janë të prirura të studiojnë për teknologji. Por çfarë e shkakton këtë rënie? Programimi në kompjuter shihet si diçka abstrakte dhe e mërzitshme. Sot ekziston nocioni në bazë të të cilët meshkujt e shohin kompjuterin si një lodër ndërsa femrat si një vegël. Dhe marketingu dhe inkurajimi drejt shkencave kompjuterike i drejtohet më shumë meshkujve. Për më tepër në laboratorët teknologjik ekziston një klimë e e përqëndruar tek meshkujt në të cilën femrat mund të ndihen inferiore. Një tjetër studim ka zbuluar se numri i femrave të diplomuara në shkencat kompjuterike, që japin dorëheqjen nga posti i tyre është tepër i madh, rreth 56%.

Aktualisht është duke u bërë diçka për të angazhuar më shumë femra në fushën e teknologjisë. Janë ndërtuar programe si Bits and Bytes, të cilët ofrojnë bursa për femra në kampusin e Universitetit Maryland në Baltimore. Ndërkohë dhe kolegjet janë duke u përpjekur të bëjnë studentet pjesë të programeve të ndryshme kompjuterike por dhe për të rritur interesin e tyre në lëndën e matematikës apo shkencës. Një program tjetër i nivelit të lartë është edhe Girls Go Techbridge, i cili në sajë të bashkpunimit me Girl Scout Councils ofrojnë trajnim, burime dhe mbështetjet për femrat e reja në karrierë. Në sajë të këtyre programeve, ka shpresë së numri i femrave në shkencat kompjuterike dhe në fushën e teknologjisë ka gjasa të rritet. (PCWorld Albanian)

Pse po “zhduken” femrat e teknologjisë?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)