Blog

Pse përllogaritjet e jetëgjatësisë së baterisë së ngelur nuk janë asnjëherë të sakta

Oct 21 2016
0 Shpërndarje
Pse përllogaritjet e jetëgjatësisë së baterisë së ngelur nuk janë asnjëherë të sakta

qgfetf8qxyatygxydnokPavarësisht nëse është një laptop, tablet apo telefon inteligjent, llogaritjet e jetëgjatësisë së ngelur të baterisë gjithnjë duken të pasakta. Në këtë artikull ne do tu tregojmë pse.

Edhe pse ankesa juaj qëndron, zakonisht llogaritjet e jetëgjatësisë së baterisë janë të pasakta për vetë faktin se nuk mund të parashikojnë të ardhmen. E gjitha që një softuer mund të bëjë është të analizojnë atë çfarë po bëni për momentin dhe më pas të përpiqen të përllogarisin jetëgjatësinë e ngelur të baterisë me idenë se do të vijoni ta përdorni paisjen në të njëjtën mënyrë.

Për shembull një laptop thotë se kanë ngelur 10 orë jetëgjatësi bateri ndërsa ju po shfletoni në ueb. Por nëse shkëlqimin e ekranit e dërgoni në maksimum dhe filloni të luani lojëra, bateria nuk do të zgjasë as dy orë.

Përllogaritjet e jetëgjatësisë së baterisë janë të bazuara gjerësisht në atë çfarë po bëni për momentin. Po edhe sikur të vijoni të bëni të njëjtën punë edhe pas përllogaritjes, një sërë procesesh po përpunohen në sfond dhe përditësimet janë një rast konkret sesi shfrytëzimi i procesorit pa vetëdijen tuaj shteron baterinë.

Ja pra sapo e mendoni diçka të tillë e kuptoni çfarë nuk shkonte. Por në të shumtën e rasteve të gjithë habitemi në momentin kur telefoni apo laptopi ynë fiket papritmas. (PCWorld Albanian)

Tags >

bateria
Lajmet e fundit>