Pse ky laptop Windows është ndër më të mirët e industrisë

Publikuar më: 20-10-2016

71tiaiukggl-_sl1322_Janë të pakta ato kategori produktesh teknologjike që ja kalojnë madhësisë së laptopëve Windows. Mund të jenë shumë të lirë por edhe aq të shtrenjtë. Vinë në format dhe madhësi të ndryshme madje edhe konfigurime hardueri.

Acer Aspire E-15 është një prej produkteve mbi të cilin “janë rreshtuar vetë yjet.” Specifikat e brendshme të harduerit janë fantastike për një përdorues normal falë memorje prej 8GB RAM, diskut solid 256GB dhe procesorit Core i5 me frekuencë 2.3 Ghz.

Me përjashtim të faktit që dikush po kërkon një laptop super buxhetor, ne nuk do ju rekomandonim të blini një laptop me hardisk. Memorja RAM dhe procesori mjaftojnë për të shfletues në ueb, për të punuar në Office, e-mail, mediat sociale etj.

Ky kompjuter ka 2GB memorje të dedikuar dhe nuk kemi të bëjmë thjesht me një laptop për përdorues normalë. Ca dëshirojnë të editojnë video në Adobe Premiere ca të tjerë të përmirësojnë ca foto në Photoshop dhe ky laptop ta ofron këtë luks.

E-15 është i paisur me konfigurimin standart të portave: HDMI dhe VGA për video, 2 porta USB 3.0, 1 portë USB C, 1 portë USB 2.0, një portë interneti, një portë kufjesh, një portë për kartat SD e madje ka edhe një fole për shkrimin e DVD-ve. I vetmi disavantazh: rezolucioni 1080p në një ekran 15 inç. Dhe kushton vetëm 599 dollar. (PCWorld Albanian)

Pse ky laptop Windows është ndër më të mirët e industrisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)