Pse Intel i cilëson si të gjeneratës së gjashtë proçesorët Skylake?

Publikuar më: 19-08-2015

clarkdale-package-shot-100606887-largePara disa javësh, Intel ka prezantuar proçesorët Skylake të cilët i ka cilësuar të gjeneratës së gjashtë. Por pse mendoni se kompania i ka emërtuar ata si të tillë? Nëse Skylake është gjenerata e gjashtë atëherë cili mund të jetë i gjeneratës së parë?

Ju mund të rendisni arsye të ndryshme por po ju themi që janë plotësisht të gabuara. Ne do t’ju tregojmë arsyen se përse Intel ka zgjedhur emërtimin ‘gjenerata e gjashtë’.

Intel ka zbuluar se proçesori i gjeneratës së parë ka qënë Core i5-655K ‘Clarkdale’ për kompjutera dhe ‘Arrandale’ për laptopët, për të cilët shumë pak është dëgjuar. Bëhej fjalë për një proçesor dy bërthamësh i cili u prezantua përkrah proçesorit Core i7-980X. Janë bërthamat grafike ato që emërtojnë gjeneratën e një proçesori. Për herë të parë në Clarkdale dhe Arrandale, Intel integroi bërthamat grafike në një proçesor. Deri atëherë bërthamat grafike vendoseshin në një proçesor grafik veçmas. Për këtë arsye Skylake është quajtur proçesor i gjeneratës së gjashtë ndërsa Haswell e gjeneratës së katërt.

Mos harroni se gjeneratat e proçesorit kanë kuptime të ndryshme për njerëz të ndryshëm. Për shembull ekziston një Pentium i gjeneratës së parë dhe një Pentium 4 i po të njëjtës gjeneratë. Por kur ju dëgjoni se Skylake është i gjeneratës së gjashtë dijeni se Intel i referohet proçesorëve që përmbajnë çipa grafikë të integruar. (PC World Albanian)

Pse Intel i cilëson si të gjeneratës së gjashtë proçesorët Skylake?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)