Pse industria e muzikës dixhitale po lufton në frontin e gabuar të betejës së të drejtave autoriale?

Publikuar më: 22-06-2015

63739355-c186-4572-8fea-ad1de0ae0ba4-2060x1236

Çfarë është duke ndodhur me përmbajtjet dixhitale, përse po bëhet kaq shumë zhurmë për to? Në ditët e sotme po shfaqen shumë pikëpyetje përsa i përket përmbajtjeve dixhitale online duke filluar që nga librat e deri tek filmat apo muzika. Rregullatorët e shteteve kanë këndvështrime të ndryshme kur vjen puna tek këto përmbajtje. Së fundmi Gjykata e Lartë e Londrës vendosi se në momentin kur përdoruesi transferon në një tjetër pajisje një film përmes një USB-je, krijon një CD me këngët e tij të preferuara apo kur bën një backup playlist-ës së tij, ai është duke dhunuar të drejtat e autorit.

Ju me siguri keni provuar ndonjëherë të shkarkoni një film apo këngë nga interneti dhe ti transferoni ato në një disk, por a e dinit se kjo është tërësisht e paligjshme? Për më tepër Gjykata e Lartë e Londres ka vendosur gjithashtu të cilësojë si të paligjshme një dispozitë ligjore e cila lejon kopjimin privat për përdorim individual. Kjo dispozitë arriti të fitonte një përjashtim privat kopjimi sipas të cilit përdoruesi mund të kopjonte një përmbajtje që ai e zotëronte ligjërisht dhe nëse do ta përdorte për qëllime private. Nëse ndodh dicka e tillë përdoruesi duhet të ketë fituar të drejtë të përhershme mbi këtë përmbajtje, përdorimi i saj duhet të jetë privat, ekskluziv dhe ai nuk duhet të shpërndahet me persona të tjerë apo të përdoret për qëllime komerciale. Sipas ligjit ju mund të ndryshoni formatin e një përmbajtje, për shembull ta konvertoni atë nga formati CD në MP3, vetëm nëse autori e ka lejuar këtë gjë.

Nëse e gjitha kjo që ju thamë më sipër ju duk e tepruar atëherë po ju themi se situate është më keq se kaq. Konsumatorët ndoshta do t’ju duhet të paguajnë para për të pasur privilegjin e kopjimit privat dhe ndonëse është është duke zbatuar me përpikmëri ligjin. Në mënyrë që të kompesojë autorët origjinalë nga këto lloj kopjimesh, disa shtete europiane kanë vendosur të aplikojnë një taksë për kopjimin privat mbi pajisje si CP, MP3, printera dhe smartfonë. Norma e takses vendoset në varësi të lllojit të përmbajtjes. Realisht ky nuk është një kompesin që duhet bërë nga ata që piratojnë në mënyrë të jashtligjshme por për ata përdorues të cilët kryejnë një backup të thjeshtë të pajisjes së tyre në kuadër të ligjit.

Në vitin 2014, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vendosi një lloj ligji përjashtues përsa i përket kopjimit privat dhe shtoi se ai do të shkaktonte dëme minimale tek autori, për këtë arsye nuk ishte nevoja e vendosjes së një takse. Por në muajin nëntor, disa përfaqësues të industrisë së muzikës e kontestuan këtë veprim të qeverisë duke argumentuar se ai ishte i jashtligjshëm. Gjykata e lartë e shqyrtoi këtë cështje dhe arriti në përfundimin se qeveria nuk mund të tregonte me siguri se dëmi ndaj autorëve ishte minimal apo zero. Konkretisht qeveria nuk kishte prova për të provuar këtë gjë. Si rezultat i këtij gjyqi u vendos se konsumatorët britanik që këtej e tutje duhet të paguajnë për transferimin e përmbajtje të tyre dixhitale në mënyrë private.

Edhe pse duket se ky vendim prek drejtpërdrejt vetëm konsumatorët britanik, mund të themi se ai tërthorazi ka ndikim tek të gjithë konsumatorët e përmbajtjeve dixhitale pa dallim. Duke e parë nga një këndvështrim më i gjerë vëmë re se ky vendim i gjykatës ka shkelur liritë tona mbi përdorimin, transferimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve dixhitale që ne zotërojmë ligjërisht. Përtej kësaj duke u marrë me cështje të tilla, po lihen pasdore probleme të tjera më të rëndësishme që cënojnë drejtpërsëdrejti të drejtat e autorëve. A mos është kjo një strategji që zgjedhin qeveritë dhe rregullatorët përkatës për të fshehur pafuqinë e tyre përballë piraterisë? Ndoshta kjo mund të jetë e vërtetë por konsumatorët nuk lejojnë që kjo të ndodhë duke shkelur të drejtat e tyre. (PC World Albanian)

Pse industria e muzikës dixhitale po lufton në frontin e gabuar të betejës së të drejtave autoriale?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)