Pse duhet të fikni paisjet elektronike si routerat dhe printerat në mënyrë rutinore?

Publikuar më: 13-12-2015

home-office-3Po e fillojmë me një pyetje të thjeshtë: A keni pyetur vehten ndonjëherë se a ekziston ndonjë dobi nga fikja e paisjeve elektronike në mënyrë rutinore? Kemi dëgjuar njerëz të i fikin paisjet gjatë natës të tilla si modemët, routerat, printerat, ekranet, kompjuterat etj.

Realisht nuk posedojmë ndonjë provë e cila thotë se fikja e këtyre paisjeve elektronike rrit efikasitetit e tyre(me përjashtim të kompjuterave) e as problemet, megjithatë besojmë se do të ishte e dobishme ndjekja e një praktike të tillë.

Duke lënë një paisje të tillë ndezur së pari konsumon elektricitet, dhe ky i fundit kushton para. Nëse elektriciteti në shtëpinë tuaj prodhohet nga djega e karbonit atëherë edhe më keq sepse do të dëmtosh planetin. Nuk po themi tu drejtohemi shpellave por pse të konsumojmë energji më kot?

Me specifikisht do ti hedhim një sy routerave. Një modem i tillë së bashku me dy printera harxhon plot 12KWh energji përgjatë një muaji pa u përdorur aspak. Pa printerat kjo shifër bie në 4.8 KWh, e cila gjithashtu përbën shpërdorim.

Në një familje të ndalosh nga puna një router në momentin që drejtohesh në shtratin e gjumit mund të rezultojë problematik. Fëmijët kanë tendencën të mësojnë dhe luajnë edhe në orët e vona ku interneti është i domodoshëm.

Zakonisht kompjuterat nga ana tjetër vihen në “gjumë” me qëllim ruajtjen e punës. Fikja e tyre do të reduktonte më tej konsumin. Por që në mëngjes u duhet të prisni gjersa të ndizen. Madje një ndezje nga e para e kompjuterit kontribon edhe në performancën e tij. Si thoni të mendohemi edhe njëherë për fikjen e paisjeve elektronike gjatë natës? (PCWorld Albanian)

Pse duhet të fikni paisjet elektronike si routerat dhe printerat në mënyrë rutinore?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)